SHëRBIMET TONA

EN-SI ofron furnizim me pjesë mekanike cilësore, sisteme frenimi, produkte për lubrifikimin e motorit si dhe vegla makinash për përdorim profesional. Ne ofrojmë zgjidhje të shpejta dhe të besueshme duke garantuar cilësi, korrektësi dhe shpërndarje pa vonesa për çdo nevojë të automjetit tuaj.
Sistemi i pjesëve mekanike

Ne ofrojmë pjesë mekanike cilësore për automjete duke përfshirë krahë, amortizatorë, susta, gomina, nyje dhe komplet sistemin e drejtimit duke garantuar performancë maksimale në çdo kusht rruge.

Sistemi i frenimit

Pjesët tona për sistemin e frenimit përfshijnë disqe frenash, ferrota, frena të dorës, fishe të ndryshme dhe nofulla frenash. Çdo produkt ofron frenim efikas si dhe jetëgjatësi të lartë dhe rezistencë maksimale.

SISTEMI I LUBRIFIKIMIT Të MOTORIT

Për një automjet, motori i së cilës funksionon në mënyrë perfekte, ne ofrojmë vajra cilësore, filtra, antifrizë dhe pjesë të tjera motorike që garantojnë mbrojtje konsumimi dhe performancë afatgjatë.

SISTEMI I PJESëVE ELEKTRIKE

Tek EN-SI gjeni sensorë alternatorë startera dhe shumë më tepër të zgjedhura për funksionim të sigurt dhe performancë maksimale. Cilësi e garantuar dhe çmime konkurruese për çdo nevojë.

SISTEMI I freksionit

Ne ofrojmë pjesë freksioni cilësore për çdo lloj automjeti duke garantuar ndërrim të butë të marsheve,  qëndrueshmëri dhe performancë afatgjatë. Produktet tona janë të përzgjedhura për të përmbushur standarde të larta cilësie dhe për t’iu përshtatur nevojave të përdorimit të përditshëm.